Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI E: JAPONIA - SPANJA

Japonia përmbys Spanjën dhe fiton grupin!

Japonia përmbys Spanjën dhe fiton grupin!


1 December, 2022 @22:10

Befasia e dorës së parë! Japonia jo që ka mposhtur Spanjën, por që ka fituar Grupin E të Botëorit për të vendosur të tetën e finales ndaj Kroacisë! Spanja e nisi mirë ndeshjen, ndërsa Alvaro Morata i dha epërsinë shpejt.

Por, pjesa e dytë, një tre-minutësh turbulence për spanjollët, ndërsa Japonia u tregua vrasëtare, për të shënuar dy herë dhe për të fituar ndeshjen për përfundimtaren, Japonia 2-1 Spanja [Ritsu Doan 48, Ao Tanaka 51 - Alvaro Morata 11].

Spanja kërkoi barazimin për tu bërë e para në grup, por ishte e pamundur karshi një Japonie të vendosur, që nën drejtimin e trajnerit Hajime Moriyasu bëri befasinë e këndshme të Botërorit të Katarit.

Në disa momente Japonia ishte jashtë Botërorit, derisa Gjermania fitonte në duelin tjetër të grupit, njëjtë si Spanja këtu. Por, samurajët treguan angazhimin e pashoq për të bërë befasinë.

Një gol i Spanjës përndryshe, për një barazim të mundshëm do të kualifikonte Gjermaninë tutje dhe do të eliminonte Japoninë - por përkundër se gjermanët shpresonin në ndeshjen tjetër për këtë - një gjë e tillë s’ndodhi.

Të dyja skuadrat nga kjo ndeshje, kualifikohen.


 
Të gjitha lajmet nga Botërori