EKIPI A
Jaren Sina kthehet para kualifikimeve
12 August, 2016 @8:47
Basketbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Jaren Sina, pritet të kthehet në ekip më 20 gusht, ka bërë të ditur FBK-ja.
Sina, që ishte pjesë e Kosovës në përballjet miqësore ndaj Estonisë, është larguar për në Japoni, për të kryer fazën përgatitore me ekipin e tij universitar.
Sidoqoftë, edhe pse ai nuk do të jetë me ekipin A të Kosovës në Como të Italisë për miqësoret me universitetet amerikane, ai do të jetë 10 ditë para nisjes së kualifikimeve i gatshëm për urdhërat e Arben Krasniqit.
Sina është 188 cenimetra i gjatë, luan në pozitën 1 dhe është 22 vjeç. Ai është pjesë e ekipit George Washington University të NCAA.