DUELI I RADHËS
Kosova - Mississipi, luhet sot
12 August, 2016 @8:43
Pas fitores së djeshme të shënuar ndaj Cedarville University, përfaqësuesja e Kosovës në vazhdën e miqësoreve do të ndeshet me Mississipi State University me fillim në ora 16.
Djelmoshat e drejtuar nga Arben Krasniqi gjenden aktualisht në Como të Italisë, ku do të zhvillojnë 5 miqësore ndaj ekipeve universitare amerikane.
Dje fituan Cedarvillin 111-77, sot luajnë ndaj Mississipit dhe në ditët në vijim edhe tre ndeshje tjera.