RAMIZ SADIKU - 2 KORRIKu

Jetullahu në minutën e fundit sjell fitore në derbi
24 April, 2022 @18:29
Goli i sulmuesit me përvojë, Labinot Jetullahu, ka bërë dallimin në derbin e vogël të Prishtinës mes Ramiz Sadikut dhe 2 Korrikut.
Jetullahu ka shënuar gol në minutën e fundit të ndeshjes, për t’ia sjellë fitoren 2 Korrikut dhe me këtë ekipi i tij i është kthyer fitores pas dy ndeshjeve pa fitore.
Në anën tjetër Ramiz Sadiku ka shënuar humbjen e tretë radhazi dhe është gjashtë lojë pa fitore në Ligë të Parë Grupi B, por ekipi nuk është në ndonjë rrezik rënieje, e as nuk ka synime për Superligë.
Përfundimtarja: Ramiz Sadiku 0-1 2 Korriku [Labinot Jetullahu 90+].