TRAJNERI I INTERESUAR PËR LOJË TË MIRË
Josa: Fokusi te Besiktasi
25 November, 2015 @11:30
Skënderbeu ka arritur dje në Stamboll për përballjen e pestë në Grupin H kualifikues të Europa Leauge, ndaj Besiktasit.
Skënderbeu është duke debutuar si ekip shqiptar në gara europiane dhe po shkruan historinë për çdo arritje këtë stinor, duke shënuar golin e parë, pastaj pikët e para e tashmë mund të llogaris edhe në pikën e parë si mysafir për një ekip shqiptar.
Por, trajneri i ekipit korçar, Mirel Josa, ka thënë se skuadra e tij nuk ka presion kualifikimin dhe dëshiron vetëm të luaj futboll të mirë.
“Do të jetë ndeshje e fortë, mirëpo ne do të luajmë lirshëm dhe pa presion. Jemi të kujdesshëm pasi që Besiktas është skuadër e madhe. Shpresoj të mos kemi lëndime,” ka thënë Josa shkruan faqja zyrtare e ekipit korçar sot.
Skënderbeu është i fundit në Grupin H të Europa League me 3 pikë të fituara nga 4 ndeshje. Teorikisht, kampioni i Shqipërisë ka gjasa për kualifikim. Ndeshjen e parë ndaj Besiktasit ata e kanë humbur në Elbasan 0-1.
Nesër:
26 nëntor 2015, Ora 19 | Lokomotiva - Sporting | ||
26 nëntor 2015, Ora 19 | Besiktas Skënderbeu |
TABELA AKTUALE E GRUPIT H:
1 | Lokomotiva Moska RUS | 4 ndeshje | 8 pikë | |
2 | Besiktas TUR | 4 ndeshje | 6 pikë | |
3 | Sporting Lisboa POR | 4 ndeshje | 4 pikë | |
4 | Skënderbeu SHQ | 4 ndeshje | 3 pikë |
Xhiroja e fundit:
1 | 10 dhjetor 2015, Ora 21e5 | Sporting - Besiktas | ||
2 | 10 dhjetor 2015, Ora 21e5 | Skënderbeu - Lokomotiva |