FUTBOLLISTI I PËRFAQËSUESES SË KOSOVËS
City fton Celinën ndaj Juventusit
25 November, 2015 @10:48
Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, që luan për të rinjtë e Manchester Cityt, është ftuar nga ekipi i parë për ndeshje ndaj Juventusit në kuadër të Ligës së Kampionëve sot.
Celina ka qenë njëri ndër futbollistët më të dalluar të Kosovës në miqësoren e zhvilluar ndaj Shqipërisë që përfundoi 2-2, derisa shënoi edhe një gol.
Celina është gjithashtu njëri ndër lojtarët më të dalluar të të rinjëve të Manchester Cityt, ku u dallua në xhirot e mëhershme me golat e shënuara nga gjuajtjet e lira.
City ka probleme me lëndime në përbërjen e ekipit senior ku të lënduarve si Wilfried Bony, Vincent Kompany, Samir Nasri dhe Davis Silva i janë shtuar edhe Eliaquim Mangala e Pablo Zabaleta.
Me fitore potenciale sonte në Torino ndaj Juventusit, City mund të sigurojë vendin e parë në Grupin D të Champions League.