Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI G: KAMERUNI - SERBIA

Kameruni lufton për të mbetur në garë

Kameruni lufton për të mbetur në garë


28 November, 2022 @15:46

Përfaqësuesja e Kamerunit ka mbajtur gjallë shpresat për të arritur 1/16 e finales së Kupës së Botës, pasi që edhe pse ishte 2 gola në disavantazh ndaj Serbisë, ka arritur të kthehet në lojë dhe të sigurojë barazimin, për përfundimtaren Kameruni - Serbia 3-3 [Jean Castelleto 29, Vincent Aboubakar 63, Erik Choupo-Moting 66 - Strahinja Pavlovic 45, Sergej Milinkovic-Savic 45+3, Aleksandar Mitrovic 53].

Kameruni në fakt kishte marrë avantazhin fillestar, por Serbia reagoi në fund të pjesës së parë, duke shënuar dy herë për të shkuar në pushim pjesëlojësh me 1-2. Derisa Aleksandar Mitrovic dha golin e tretë për Serbinë, dukej se ata po shkon në fitore dhe po merrnin pikët e nevojshme për të qenë në pozitë për të shkuar tutje nga grupi.

Sidoqoftë, luanët e pahtyeshëm kanë treguar se janë të pathyeshëm dhe me futjen e Vicent Aboubakarit në lojë, ky shënoi dhe asistoi në golin e fundit për barazimin 3-3.

Djelmoshat e Rigobert Songut tash do të kërkojnë të pamundurën ndaj Brazilit për kualifikim, derisa Serbia të gjitha shpresat i ka në rezultatet tjera, para duelit me Zvicrën. 

 


 
Të gjitha lajmet nga Botërori