Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI G: KAMERUNI - BRAZILI

Kameruni, vendi i parë afrikan që mposht Brazilin, eliminohet

Kameruni, vendi i parë afrikan që mposht Brazilin, eliminohet


2 December, 2022 @22:08

Kameruni ka mposhtur Brazilin në ndeshjen e fundit të grupit, derisa brazilianët pushonin lojtarët e tyre të 11-shes së parë në këtë ndeshje, për tu bërë ekipi i parë afrikan që mposhtë 5-herë kampionin e Botës.

Ka qenë sulmuesi Vincent Aboubakar që ka shënuar me kokë në fund të ndeshjes për t’ia dhënë fitoren kamerunasve, ndërsa kartoni i dytë i verdhë i tij duke festuar golin, ka bërë që ai të përshëndetet edhe nga loja me këtë rast.

Kameruni 1-0 Brazili [Vincent Aboubakar 90+2]

Kameruni u eliminua nga gara, duke qenë se mblodhi vetëm 4 pikë në grup, 2 më pak sesa Zvicra që me fitore ndaj Serbisë siguroi të tetën e finales. Në këtë grup Serbia pa fitore mbylli garën. Kurse Brazili u bë lider i grupit.


 
Të gjitha lajmet nga Botërori