LEO MESSI
Kampionati i fundit i Botës për Messin
14 December, 2022 @14:42
Pas triumfit ndaj Kroacisë, që dërgoi Argjentinën në finale të Kampionatit Botëror, Lionel Messi ka thënë se ndeshja e së dielës më 18 dhjetor do të jetë e fundit për te në një Botëror.
Deri tash Messi 35-vjeçar nuk kishte komentuar për mundësinë e tij për të luajtur në një Botëror tjetër, por pas kulminacionit të arritur në përballjen gjysmëfinale ndaj Kroacisë.
Messi është duke luajtur në Botërorin e tij të pestë, ndërsa të dielën do ta luajë ndeshjen e fundit në një Botëror.
“Jam tejet i lumtur që po e përfundojë aventurën në finale. Të luajë ndeshjen e fundit për Argjentinën, në finale. I jam falenderues të gjithëve. Çfarëdo që kam përjetuar në këtë kampionat, ka qenë emocionale. Kanë kaluar shumë vite nga njëra të tjetra. Por nuk besoj që do të mund ta bëj edhe njëherë. Ta përfundoj kështu është briliante,” ka thënë Messi, raportojnë mediat e huaja.
Kampionati i ardhshëm Botëror do të mbahet në vitin 2026 në SHBA, Meksikë e Kanada.