BUCKS vs CAVS
Kampioni befasohet nga Bucks
30 November, 2016 @10:12
Një dush i ftohtë për kampionin e NBA-së, Cleveland Cavaliers, erdhi në sallën “BMO Harris Bradley Center”.
Cleveland u mposht nga kundërshtari Milwaukee Bucks me rezultat 118-101.
Te Cavs, vetëm treshja fantastike LeBron James (22 pikë), Kyrie Irving (20 pikë) dhe Kevin Love (13 pikë) arritën të shënojnë pikë dyshifrore, ku ndikoi dukshëm mos kontribimi i lojtarëve të tjerë në humbjen e skuadrës.
Ndërsa në anën tjetër, shkëlqeu greku Giannis Antetokounmpo me 34 pikë, 12 kërcime, 5 asistime e 5 topa të vjedhur.
Me këtë disfatë, Clevelandi e regjistroi humbjen e tretë të stinorit, krahas 13 fitoreve që i kanë, megjithatë gjenden në krye të Konferencës Lindore.