Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PORTUGALIA 4-1 KROACIA

Kampioni i Ligës së Kombeve kalon lehtë nënkampionin e Botës

Foto: uefa.com

Kampioni i Ligës së Kombeve kalon lehtë nënkampionin e Botës


5 September, 2020 @22:47

Kampionia e parë në histori të Ligës së Kombeve, Portugalia, ka kaluar shumë më lehtë sesa që ka pritur kundërshtarin e fuqishëm të grupit, Kroacinë, duke e mposhtur thellë në shtëpi 4-1 [Cancelo 41, Jota 58, Felix 70, AndreSilva 90+4 - Petkovic 90+1].

Loja e mirë e Portugalisë që nga minutat e para të ndeshjes është kurorëzuar pak para fundit të pjesës së parë, kur Joao Cancelo i dha avantazhin ekipit të drejtuar nga Fernando Santos, ndërsa në pjesë të dytë dominuan totalisht për përfundimtaren me tre gola epërsi.

TABELA E LIGËS A, TË GJITHA GRUPET

Në anën tjetër, tentimet e trajnerit Zlatko Dalic për të rinovuar paksa skudrën dhe pa Luka Modricin në mes të fushës - treguan brishtësi në skuadrën kroate - që “shpohej” lehtë dhe ata kanë shpëtuar humbjes më të thellë falë pritjeve të Dominik Livakovicit, që lirisht mund të thuhet se ka qenë lojtari më i mirë kroat sonte.

E në anën tjetër vlen të theksohet se Portugalisë nuk i mungoi më i miri i tyre, Cristiano Ronaldo. As që u vërejt mungesa e tij në fushë, karshi lojës së treguar nga Jota, Felix e Bernardo Silva.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga