PRISHTINË
Kampioni në Prishtinë, dueli i ditës
22 August, 2015 @10:55
Kampioni aktual i Kosovës në futboll, Ferronikeli, udhëton sot drejt kryeqytetit për tu përballur në përballjen e dytë të ditës, me Prishtinën.
Prishtina e drejtuar nga Ramiz Krasniqi, së fundi është përforcuar me 3 koreanë dhe një malazez, ndërsa pjesa më e madhe e ekipit ka mbetur në skuadër.
Në stadiumin e qytetit në Prishtinë është paralajmëruar të jetë i pranishëm një numër i madh i tifozëve, derisa Prishtina dëshiron t’ia nis mirë stinorit.
Gani Sejdiu me Ferronikelin si mysafir, kërkojnë që t’ia nisin stinorit me fitore. Ekipi nga Drenasi ia ka marrë lojtarin më të mirë të Prishtinës, Mentor Zhdrella, ndërsa ruajtja e ekipit bazë të kampionit - jep shpresa të mëdha se kampioni do të jetë arrë e fortë për bardhekaltërit nga kryeqyteti.
Përballja e fundit e stinorit të kaluar ndërmjet Ferronikelit dhe Prishtinës kishte përfunduar 2-2, derisa Ferronikeli pikërisht në këtë ndeshje ishte shpalluar kampion i Kosovës për herë të parë në histori të klubit.
SHIKO NDESHJET E XHIROS SË PARË