BALLKANI 2-0 GJILANI

Kampioni si kampion, mposhtë Gjilanin në festë
22 May, 2022 @17:00
Ballkani ka treguar edhe njëherë fuqinë ndaj rivalit që e ndoqi thuajse përgjatë gjithë stinorit në luftë për titull.
E sot, suherakasit dëshmuan edhe njëherë se janë më të mirë, duke i shënuar dy herë në pjesë të parë ekipit që përkohësisht po drejtohet nga Alban Hyseni.
Ekipi i Ilir Dajës fitoi 2-0 [Lumbardh Dellova 25, Ermal Krasniqi 40] derisa në stadiumin e qytetit të Suharekës gjithcka i ngjante festës.
Në anën tjetër, Gjilani me këtë humbje ka humbur vendin e dytë në renditje dhe stinorin e përfundon në pozitë të tretë.