MIQËSORE

FOTO / Llapi
Kampionja dhe fituesi i Kupës luajnë miqësore në Gjakovë
8 June, 2021 @16:14
Prishtina dhe Llapi do të takohen në ndeshjen miqësore që do të luhet më 12 qershor në stadiumin e qytetit në Gjakovë.
Që të dyja skuadrat do të luajnë ndeshjet ndërkombëtare në kuadër të garave evropiane në fund të muajit.
Prishtina është kampionja aktuale e Superligës, kurse Llapi fituesi i Kupës së Kosovës.
Ndeshja miqësore do të luhet më 12 qershor nga ora 17:30.