Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA NDESHJEVE MIQËSORE

Challandes paksa i frikësuar

Pamje nga ndeshjet e kaluara të Bernard Challandesit/ Foto: FFK

Challandes paksa i frikësuar


7 June, 2021 @23:10

Para dy miqësoreve të radhës, ndaj shteteve afrikane, selektori Bernard Challandes sa është i kënaqur dhe i entuziazmuar, aq është edhe i frikësuar.

Kështu së paku ka thënë vetë zvicerani për faqen zyrtare të FFK-së nga Antalya e Turqisë, ku Kosova ka kryer sot përgatitjet e fundit para ndeshjes me Guinenë. E sa për kujtim, Guinea ka barazuar pa gola me Turqinë ditë më parë, derisa këta të fundit po bënin përgatitjet për evropian.

Ekipi i përzier dhe mungesa e shumë lojtarëve kyq, ka bërë që Challandes të thërret për këtë ndeshje një ekip eksperimental, ku të rinjtë pritet të tregojnë veten.

“E kemi nisur këtë kamp stërvitur për dy ndeshjet e radhës, me një ekip krejtësisht të ri. Nuk ishte aspak lehtë të gjenim lojtarët për këto ndeshje në këtë kohë. Disa lojtarë në pushim, disa e kanë përfunduar kampionatin para tri javësh. Kemi lojtarë me U21, kurse disa të tjerë që po përgatiten me ekipet e tyre për kupat evropiane. Nuk ishte aspak lehtë të ndërtojmë një ekip. Por, jam shumë i lumtur që lojtarët po ndiejnë kënaqësi që janë këtu. Kanë bërë punë të mirë, kanë treguar mentalitet të mirë. Ky ekip kurrë nuk ka luajtur së bashku, nuk është lehtë të gjendet lidhja menjëherë. Por, janë lojtarë të ri dhe ata janë të mirë dhe ne jemi munduar të bëjmë më të mirën me tri stërvitje,” ka thënë fillimisht Challandes për të vazhduar.

“Do të luajmë kundër dy ekipeve të forta nga Afrika. Guinea është në Top 20 në Afrikë dhe ka luajtur ndeshje të mirë me Turqinë 0:0. Kundërshtar i fortë, fizikisht, teknikisht e taktikisht. Për lojtarët tanë të rinj është një përvojë e vështirë, por ne mund të mësojmë nga situatat e tilla. Do të jetë mirë t’i shohim lojtarët në situata të tilla dhe të japim një përgjigje si ekip sepse individualisht nuk është aspak e lehtë. Shpresoj që ekipi të luftojë, të tregohet si kundërshtar i fortë. Jam paska i frikësuar, por edhe i kënaqur. Kemi lojtarë të rinj për të ardhmen, të cilët do t’i shohim. Ju kam thënë se duhet të luajnë për ekipin dhe për të ardhmen e tyre. Do të ketë shumë skautë këtu dhe ndoshta mund ta shohin një lojtarë nga Kosova. Pishman jam vetëm për kohën sepse ishte e vështirë të gjenden lojtarët në formë fizike menjëherë pas pushimeve. Ndeshjet e forta fizike mund të jenë të rrezikshme, por ne jemi munduar të bëjmë përgatitjet e duhura për këto dy ndeshje. Besoj se jemi të gatshëm dhe këtë do ta tregojmë në fushë,” ka përfunduar përzgjedhësi i Kosovës.

Kosova në qershor shënoi 2 fitore në 2 miqësoret e zhvilluara. Të parën e fitoi ndaj San Marinos 4-1, ku të gjitha golat për Dardanët i shënoi Vedat Muriqi. Të dytën e fitoi 2-1 ndaj Maltës, ku të gjitha golat për Dardanët i shënoi Milot Rashica. Të dy mungojnë në këto ndeshje.

Kosova - Guinea zhvillohet nesër me fillim prej orës 16:00 me kohën tonë.

 


PODUJEVË

Ahmet Haliti, ndarja e radhës te Llapi

FFK Superliga/Transfere

Ahmet Haliti, ndarja e radhës te Llapi

07/06/21 @ 23:01

MEGZON VISOKA

Rikthimi i Ferizajit, nis me trajnerin e ri

FFK Liga e parë/Transfere

Rikthimi i Ferizajit, nis me trajnerin e ri

07/06/21 @ 22:56

SUPERLIGA

Bojku lojtari i tretë i larguar nga Nikli, prezentohet te skuadra e re

FFK Superliga/International/Transfere

Bojku lojtari i tretë i larguar nga Nikli, prezentohet te skuadra e re

07/06/21 @ 21:24

KOSOVA

Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para miqësores me Guinenë

Kosova

Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para miqësores me Guinenë

07/06/21 @ 20:57

LLAPI

Zyrtare: Llapi ndahet me Zhdrellën

FFK Superliga

Zyrtare: Llapi ndahet me Zhdrellën

07/06/21 @ 19:35

DRITA

Drita zyrtarizon përforcimin e parë të stinorit

FFK Superliga/Transfere

Drita zyrtarizon përforcimin e parë të stinorit

07/06/21 @ 18:14

REAEGON FEDERATA

Reagon FFK: Koreorgrafi luftënxitëse

FFK Liga e Dytë/FFK Superliga/FFK Liga e parë/Kosova

Reagon FFK: Koreorgrafi luftënxitëse

27/07/23 @ 16:00

FIDAN ALITI NË TURQI

Kontratë afatgjate për Fidan Alitin te Alanyaspor

Kosova/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Kontratë afatgjate për Fidan Alitin te Alanyaspor

25/07/23 @ 11:58

NË PLAN: STADIUMI I RI I PRISHTINËS!

Kreu i Prishtinës dhe i FFK-së bisedojnë për stadiumin e ri, deri në 25 mijë ulëse

FFK Superliga/FFK Liga e parë/Kosova

Kreu i Prishtinës dhe i FFK-së bisedojnë për stadiumin e ri, deri në 25 mijë ulëse

18/07/23 @ 10:47

KOSOVA - VAJZAT

Nisin përgatitjet për miqësoret e radhës

Kosova

Nisin përgatitjet për miqësoret e radhës

10/07/23 @ 22:13

NGA FEDERATA

Kombëtarja U19 mban grumbullim treditor në Hajvali

Kosova

Kombëtarja U19 mban grumbullim treditor në Hajvali

05/07/23 @ 14:34

PAS MBLEDHJES SË KE-së

Primozh Gliha edhe zyrtarisht merr drejtimin e Kosovës

Kualifikimet për Evropian/Kosova/Transfere

Primozh Gliha edhe zyrtarisht merr drejtimin e Kosovës

04/07/23 @ 15:59

SLLOVENI MUND TË RIKTHEHET

Rikthimi i Glihas, opcion i mundshëm për Kosovën

Kualifikimet për Evropian/Kosova/Transfere

Rikthimi i Glihas, opcion i mundshëm për Kosovën

04/07/23 @ 13:09

MEDIA TALK

Kosova ka kërkuar Vahid Halilhodžićin!

Kualifikimet për Evropian/FFK Superliga/Kosova/Transfere

Kosova ka kërkuar Vahid Halilhodžićin!

04/07/23 @ 09:27

DREJT RIKTHIMIT TË STADIUMIT

Qeveria: 3.2 milionë euro për stadiumin “Adem Jashari”

Kualifikimet për Evropian/FFK Superliga/Kosova

Qeveria: 3.2 milionë euro për stadiumin “Adem Jashari”

29/06/23 @ 14:26

FIFA RANKING - QERSHOR 2023

Kosova shënon rënie në renditjen e FIFAs

Kualifikimet për Evropian/Kosova

Kosova shënon rënie në renditjen e FIFAs

29/06/23 @ 11:52


 
Të gjitha lajmet nga Kosova