KOSOVA

FOTO / FFK
Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para miqësores me Guinenë
Teksti: FFK
7 June, 2021 @20:57
Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme miqësore me Guinenë.
Në këtë ndeshje Dardanët do të paraqiten me futbollistë që shihen si potencial për ekipin në ardhmen. Gjatë kësaj stërvitje përzgjedhësi Challandes është përqendruar kryesisht në aspektin tekniko-taktik, duke u shpjeguar futbollistëve elemente dhe skema të ndryshme të lojës.
Edhe gjatë stërvitjes së sotme atmosfera tek futbollistët dardanë ishte shumë e mirë, ashtu sikurse edhe përkushtimi në punë dhe harmonia brenda ekipit.
Pas stërvitjes opinionet e tyre para miqësores me Guinenë i dhanë përzgjedhësi Challandes, si dhe futbollistët Armend Thaqi e Bajram Jashanica. Ata vlerësuan se këto tri ditë të përgatitjeve i kanë shërbyer ekipit për t’u njohur më mirë me njëri-tjetrin, teksa e vlerësuan Guinenë si një kundërshtar shumë të fortë si fizikisht ashtu edhe në aspektin taktik, gjë të cilën e dëshmuan në miqësoren e fundit kundër Turqisë.
Miqësorja Guinea – Kosova zhvillohet nesër në orën 17:00 sipas kohës lokale në Side.