DRITA

Edhe Gërbeshi largohet nga Drita
7 June, 2021 @14:26
Pas Xhevdet Shabanit, edhe Fidan Gërbeshi nuk do të jetë pjesë e Dritës në sezonin e ardhshëm.
Gërbeshi nuk ka renovuar kontratën me skuadrën gjilanase.
Mbrojtësi i suksesshëm, gjatë karrierës së tij te Drita, është shpalluar 2 herë kampion, ka fituar një herë Superkupën e Kosovës. Ai në 187 ndeshje të zhvilluara ka shënuar 20 gola dhe luajti me 4 asistime.