GJERMANIA

Vendimi final, pas EURO 2020
6 June, 2021 @15:16
Mesfushori i Real Madridit dhe i Gjermanisë, Toni Kroos, ka thënë se do të vendos për karrierën e tij me kombëtaren, pas përfundimit të EURO 2020.
Ai është duke e konsideruar pensionimin nga reprezentacioni gjerman.
“Do të vendosi pas përfundimit të turneut,” ka thënë futbollisti 31 vjeçar para reporterëve, transmetojnë mediat gjermane sot.
Gjermania, llogaritet si njëra ndër kombëtaret më të forta në evropian, ndërsa herën e fundit e ka fituar evropianin në 1996 kur mposhti Çekinë në finale. Finalja e fundit e arritur nga Gjermania në EURO ka qenë ajo e 2008, ku u mposhtën nga Spanja.