BENJAMIN KOLOLLI

Kololli falenderon Zurichun, në kërkim të ekipit të ri
6 June, 2021 @14:15
Futbollisti i Kosovës, Benjamin Kololli, përmes një postimi në rrjete sociale ka falenderuar klubin e tij të deritashëm FC Zurich për tri vitet, sipas tij, fantastike të kaluara aty.
Kololli 29 vjeçar që mund të luajë përgjatë gjithë krahut të majtë të fushës, e ndonjëherë i përdorur edhe në sulm për shkak të shpërthyeshmërisë së tij, ditë më parë ka kuptuar se nuk do të jetë pjesë e ekipit Zurich, pasi që skuadra nuk vazhdoi kontratën me te.
I lindur në Monthey të Zvicrës, Kololli ka 17 paraqitje zyrtare me Kosovën, ndërsa ka të shënuara 4 gola për Dardanët. Ai te Zurichu ka qenë që prej vitit 2018, ku kishte arritur pas 2 sezoneve të kaluara në Lausanne.