Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI

Krasniqi i mbetet besnik skuadrës, nënshkruan kontratë të re me Ballkanin

Krasniqi i mbetet besnik skuadrës, nënshkruan kontratë të re me Ballkanin


5 June, 2021 @20:31

Njëri ndër futbollistët kryesorë të Ballkanit, Ermal Krasniqi, ka gjetur gjuhë të përbashkët me drejtuesit e klubit suharekas për të nënshkruar kontratë të re.

22-vjeçari ka renovuar kontratën e tij edhe për dy vjet, për t’i mbetur besnik xhebrailave deri në vitin 2023.

“Përkundër shumë ofertave të cilat kanë ardhur në drejtim të super talentit Krasniqi, ai megjithatë shfaqi besnikrinë për klubin portokallinj duke vazhduar kontraten deri në vitin 2023”, shkruan FC Ballkani në njoftimin e tij.

Ndërkaq futbollisti për faqen e klubit u shpreh duke thënë se në Kosovë nuk ndërron klub tjetër.

“Duke besuar në projektin e FC Ballkanit gjat viteve të fundit dhe korrektësinë e shfaqur deri me tani ndaj meje si lojtar profesionist për asnjë çastë nuk pata dilemë për të vazhduar me klubin e zemrës. Për Kosovë nuk e ndërroj klubin FC Ballkani për asnjë klub tjetër, ndërsa për oferta nga klubet jashtë vendit jemi të hapur gjithmonë”, ka thënë ai.

Krasniqi sivjet ka shënuar 8 gola dhe 5 asistime në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga