EMILIANO BUENDIA

Rekord transfer nga Aston Villa
6 June, 2021 @12:00
Skuadra nga Birminghami, Aston Villa, që ka kaluar mirë stinorin e kaluar në Premier League 2020/21 ka arritur marrëveshje me futbollistin e Norwich City Emiliano Buendia për shumën rekorde të klubit.
Mesfushori argjentinas 24 vjeçar ka qenë lojtari më i mirë i sezonit për Norwichin që ka siguruar kthim të menjëhershëm në Premier League pas rënies.
Marrëveshja pritet t’i sjellë 38 milionë funta përfitim kanarinave, derisa rekordi i deritashëm i blerjes së Aston Villës ka qenë Ollie Watkins nga Brentford, verën e kaluar, për 28 milionë funta që me bonuse mund të arrinte deri më 32 milionë funta.