LLAPI

FOTO / Llapi
Llapi përforcohet me mesfushorin meksikan
6 June, 2021 @19:45
Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi, para pak çastesh ka zyrtarizuar përforcimin e ri të skuadrës.
Francisco Rivera ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me skuadrën nga Podujeva.
Rivera është një futbollist nga Meksika. Ai është 26 vjeçar dhe luan si mesfushor ofansiv.
Francisco Riveria gjatë karrierës së tij ka luajtur te skuadrat si: CF América, Monagas SC, Alebrijes de Oaxaca, CF Atlante, Querétaro FC dhe Tiburones Rojos de Veracruz.