MEGZON VISOKA

Rikthimi i Ferizajit, nis me trajnerin e ri
7 June, 2021 @22:56
Pas kryetarit dhe drejtorit të emëruar brenda ditëve të kaluara, skuadra e Ferizajit sonte ka bërë të ditur se tashmë detyrën e trajnerit të ri të skuadrës i ka besuar Megzon Visokës, që ka bërë përvojë të mjaftueshme për të ngritur ekipin.
Visoka, që stinorin e fundit drejtoi klubin prizrenas A&N tashmë ka nënshkruar me ekipin e Ferizajit, ndërsa ekipi që kaloi krizë të madhe financiare në sezonin 2020/21 duket se është këndellur me kryesinë e re të përzgjedhur dhe tashmë besohet se shpejt do të kërkojnë rikthimin në Superligë.
Sa i përket Visokës, ai është me licensë PRO të UEFA-së ndërsa gjithashtu ka të kryer ekonomikun, ndërsa pas mësimeve të marra si ndihmës trajner me Bylbyl Sokolin dhe Sami Sermaxhajn, ka punuar me Flamurtarin U19 dhe Llapin U19, para se të marrë për herë të parë detyrën e kryetrajnerit me Ulpianën e Lipjanit dhe pas kësaj me A&N-në e Prizrenit.