KBF TREPÇA - KBF PENZA

Kampionja fillon stinorin pranveror me fitore
17 January, 2022 @12:25
Kampionja aktuale e Ligës së Femrave, Penza, e mposhti Trepçën me rezultat 59-103.
Nga minuta e parë e deri në fund Penza e kishte epërsinë dhe nuk e lëshoi në asnjë moment.
Cheah Rael-Whitsitt shkëlqeu me 24 pikë, 23 kërcime, 9 asistime e 8 topa të rrëmbyer te Penza, derisa u ndihmua edhe nga Valbona Bytyqi me 26 pikë dhe Jeta Zeka e Ermelinda Gjuka me nga 16 pikë secila.
Në anën tjetër te Trepça më e mira ishte Ta’Sharra Jeffries me 28 pikë.
Penza me 9 fitore e 2 humbje gjendet në pozitën e dytë, kurse Trepça me 3 fitore e 8 humbje në pozitën e katërt.