KBF PRISHTINA - KBF KASTRIOTI

Rushiti me quadruple-double, Prishtina pa probleme
17 January, 2022 @11:52
Liderja e Ligës së Femrave, KBF Prishtina, e kaloi lehtë pengesën e Kastriotit, duke e mposhtur me rezultat 144-23.
Basketbollistja e Prishtinës, Marigona Rushiti, shkëlqeu në këtë ndeshje. Ajo ishte e pa kapshme duke luajtur me quadruple-double (dyshifror të katërfishtë) prej 16 pikëve, 14 topave të rrëmbyer, 11 asistimeve dhe 10 kërcimeve, kurse u dalluan edhe Dona Bytyqi me 26 pikë, Diellza Dekaj me 22 pikë e 15 kërcime dhe Sarah Mgbeike me 20 pikë, 9 kërcime, 6 asistime e 5 topa të rrëmbyer.
Te Kastrioti asnjë basketbolliste nuk luajti me pikë dyshifrore, prej tyre u dallua Anita Grainca me 9 pikë e 14 kërcime.
Performanca e Rushitit ishte dyshifrori katërfisht i katërt në histori të Ligës së Femrave. Më herë me këto shifra luajtën edhe Era Shatri, Diellza Dekaj, Ta’Sharra Jeffries dhe së fundi Marigona Rushiti.
Prishtina gjendet në krye me 11 fitore e 0 humbje, kurse Kastrioti me bilans të kundërt prej 0 fitoreve e 11 humbje gjendet në pozitën e fundit.