Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RENOVIME KONTRATASH

Kapitenët vazhdojnë me Vjosën

Kapitenët vazhdojnë me Vjosën


14 June, 2023 @15:02

Skuadra e Ligës së Parë Grupi B, Vjosa nga Shtimja, ka bërë të ditur pak më parë se dy kapitenët e skuadrës, Përparim Livoreka dhe Qerim Tërshana, kanë vazhduar kontratat me ekipin.

Dyshja ka vazhduar marrëveshjen edhe për një stinor me ekipin e Vjosës, që në stinorin 2021/22 siguroi Ligën e Parë, ndërsa në 2022/23 garoi suksesshëm aty. Në ndërkohë, Vjosa ka bërë të ditur se do të prezantojnë edhe përforcimet tjera, që i ka quajtur “supertransfere”.

“Kapitenët Perparim Livoreka dhe Qerim Tershana vazhdojnë me KF.Vjosa. Pasi që i prinë KF.Vjosa me shumë sukses në ligën e parë, Livo dhe Qera do të vazhdojnë ti japin stabilitet lojës tonë me përvojën e tyre. Ditët në vazhdim do ti paraqesim lojtarët dhe super transferet të cilët do të jenë pjesë e KF.Vjosa për sezonën 2023/2024.” - ka shkruar FC Vjosa në njoftim.

Ekipi i Vjosës i ka besuar stinorin e radhës trajnerit Leotrim Krasniqi, që kishte marrë drejtimin e skuadrës në fillim të këtij viti, pasi që skuadra kishte ndarë rrugët me Erdin Hashanin.◼️


 
Të gjitha lajmet nga