PRISHTINË

Kapiteni dhe sulmuesi, mbesin te Ramiz Sadiku
20 June, 2022 @12:50
Njëra ndër skuadrat e Ligës së Parë Grupi B që po tregohet aktive në qershor, Ramiz Sadiku, ka bërë të ditur se ka vazhduar kontratat me kapitenin e skuadrës Rigon Kabashi si dhe me sulmuesin e skuadrës, Erduan Ibrahimi.
“Kabashi vazhdon edhe për një vit me Ramiz Sadikun pas një viti me super paraqitje,” ka shkruar njoftimi lidhur me kapitenin, që nënshkroi edhe për stinorin e ardhshëm të jetë pjesë e industralistëve.
Në anën tjetër, mesazh i njëjtë u dha edhe me rastin e vazhdimit të sulmuesit Ibrahimi, që gjithashtu nënshkroi edhe për një stinor me Ramiz Sadikun.