CANA
Kapiteni do të kthehet shpejtë!
30 September, 2015 @23:49
Pas lëndimit që e pësoi mbrëmë në përballjen ndaj Lille-it, Lorik Cana u largua nga ndeshja dhe la në ethe gjithë adhuruesit e kombëtares para ndeshjeve të rëndësishme dhe vendimtare ndaj Serbisë dhe Armenisë më 8 e 11 tetor.
Së fundi ai ka postuar në llogarinë e tij në rrjete sociale këmbën duke u shëruar dhe të lidhur mirë, me fjalët: “Do të kthehem shpejtë”, që jep shpresa të mëdha se kapiteni dhe rekord përfaqësuesi kuqezi do të jetë i gatshëm për përballjet e radhës që pritet të vendosin fatin e Shqipërisë në rrugë për EURO 2016.
TABELA AKTUALE E KUALIFIKIMEVE PËR EURO 2016