GRUPI D
Juventusi i sigurtë në grupin e vdekjes
30 September, 2015 @22:47
Juventus ka shënuar edhe fitoren e dytë me radhë në Grupin D, të vdekjes, duke e mposhtur Sevillan në shtëpi me rezultat 2-0. Juventus është duke e udhëhequr këtë grup, derisa tashmë pret përballjet me Borussia Monchengladbachun.
Këta të fundit, ku me sukses luan Granit Xhaka, janë dorëzuar në fund karshi Manchester Cityt, të cilët fituan 1-2 (Stindl 54’ - Otamendi 65’, Aguero 90’) falë një penalltie të realizuar nga Sergio Aguero.
TABELA E GRUPIT D:
1 | Juventus | 6 pikë | ||
2 | Sevilla | 3 pikë | ||
3 | Manchester City | 3 pikë | ||
4 | Borussia Monchengladbach | 0 pikë |