CHAMPIONS LEAGUE
Pikë historike për kazakët
30 September, 2015 @19:59
Skuadra debutuese në Ligën e Kampionëve, Astana, ka arritur ta fitojë pikën e parë historike.
Ekipi nga Kazakistani ka barazuar me rezultat 2-2 me skuadrën turke, Galatasaray, e cila ishte e favorizuar para takimit.
Goli i parë në ndeshje erdhi nga mesfushori turk, Bilal Kisa, i cili realizoi në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve.
Më pas u shënuan dy autogola, së pari nga Hakan Balta në të mirë të Astanas, e më pas nga Nenad Eric, në të mirë të Galatasarayit, derisa rezultati përfundimtar u përcaktua nga Roger Canas në minutë 89’ të takimit.
Pas humbjeve të pësuara në përballjet e xhiros së parë të grupit, të dyja ekipet sonte morrën pikët e para dhe duket se do të jenë këto dy skuadra që do të luftojnë për një vend në Europa League, pasi që kualifikimi në raundin tjetër duket vështirë për Astanën debutuese dhe Galatasarayin jo konkret në sulm.