PRISHTINË
Prishtina vazhdon të humb pikë
30 September, 2015 @16:39
Ekipi nga kryeqyteti, Prishtina, vazhdon të humb ‘gjak’ edhe pas xhiros së tetë në Superligë.
Bardhekaltërit kësaj radhe u desht të kënaqen me barazim përballë Dritës së Gjilanit, me të cilën barazuan me rezultat 1-1.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola, megjithëse mysafirët kishin një dominim të lehtë në ndeshje, ndërsa goli erdhi në minutën 52’ kur Alban Shillova i Dritës e kaloi skuadrën e tij në epërsi me 1-0.
Goli i barazimit nuk u vonua, pasi koreani i Prishtinës, Park Dae Sung shënoi për 1-1 në minutën 69’.
Vendasit për pak sa nuk e përmbyllën takimin me fitore pas golit të shënuar në minutat shtesë, por gjyqtari anësor e anuloi golin për shkak të pozicionit jashtë loje, me ç‘rast edhe u krijua një rrëmujë pas protestimit të prishtinasve, derisa tifozët filluan të hudhnin gjësende në drejtim të gjyqtarit anësor Jakup Musolli.
Në fund, gjyqtari kryesor Hajriz Hajdari vendosi t’i jep fund ndeshjes pa treguar asnjë karton ndaj futbollistëve të Prishtinës që krijuan rrëmujën, derisa në ato çaste Jakup Musolli gjendej brenda fushës, duke i ikur sulmueve ndaj futbollistëve dhe hudhjeve të tifozëve.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Video