SERBËT
Me kryeministrin, më të fortë
30 September, 2015 @14:29
Kreu i Federatës së Futbollit Serb, FSS, Tomislav Karadzic, u ka bërë të ditur mediave serbe se me reprezentacionin serb në Elbasan do të jetë edhe kryeministri i këtij vendi.
“Me te, do të jemi më të fortë,” ka thënë ndër të tjera Karadzic, transmetojnë thuajse të gjitha mediat serbe sot fjalët e kreut të Federatës së tyre.
Ndeshja Shqipëria - Serbia luhet të enjten tjetër në Elbasan Arena të Elbasanit dhe është në listën e ndeshjeve të rrezikut të lartë, nga UEFA-ja.