Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA 0-1 DUKAGJINI

Kapiteni Merlaku i sjell fitoren e radhës Dukagjinit

Kapiteni Merlaku i sjell fitoren e radhës Dukagjinit


9 November, 2022 @16:17

Ka mjaftuar një gol për të nxjerrë tre pikë të arta për Dukagjinin në “Bajram Aliu” të Skenderajit sot, derisa ekipi nga Klina ka shënuar fitore jetike për ngritje në renditje dhe dalje nga zona e rrezikshme (së paku sot).

Ndërsa “punën” e ka kryer kapiteni i ekipit të drejtuar nga Armend Dallku, Altin Merlaku. Ai shënoi në minutën e 20 për atë që doli të jetë, gol i fitores. Drenica 0-1 Dukagjini [Altin Merlaku 20]

TABELA AKTUALE

Fitorja ka bërë që Dukagjini të dalë mbi Drenicën në renditje tabelare, derisa klinasit shënuan fitoren e pestë sezonale, karshi katër që i kanë kuqezinjtë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga