Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA U20

Karabegu cakton 12-shen, nisen për Portugali

Foto: FBK

Karabegu cakton 12-shen, nisen për Portugali


10 July, 2019 @22:48

Basketbollistët e reprezentacionit të Kosovës U20 kanë marrë rrugë për Portugali sot, ku do të jenë pjesë e Kampionatit Evropian të Divizionit B që zhvillohet prej 12 deri më 21 korrik 2019.

Selektori Ibrahim Karabeg ka bërë të ditur 12-shen përfundimtare që marrin rrugë për Matosinhos, ndërsa ka bërë të ditur gjithashtu se Dardan Kapiti dhe Ardit Pepaj kanë pasur lëndime dhe nuk janë në 100%-shin e tyre, por janë përfshirë në listë.

“Sot (e mërkurë) kishim stërvitjen e fundit dhe në mbrëmje do të fluturojmë drejt Portugalisë. Përgatitjet kanë shkuar mirë, edhe pse fatkeqësisht kemi pasur lëndime, si Dardan Kapiti dhe ArditPepaj, që përbëjnë edhe boshtin e ekipit. Gjendja e tyre do të vlerësohet nga mjekët. Kapiti është i gatshëm, por jo 100 %”, ka thënë Karabegu.

Njëjtë ai ka folur edhe për gjasat e Kosovës U20 në këtë garë.

“Ne synojmë të bëjmë paraqitje të mira. Nuk kemi synime të mëdha, por do të japim maksimumin nga vetja. Ndeshjen e parë e kemi ndaj Estonisë, ku nuk do ta kemi aspak lehtë, sepse 5 lojtarë të saj luajnë në liga të forta evropiane. Pak më lehtë e kemi me Armeninë dhe Gjeorgjinë. Megjithatë, e theksoj se nuk kemi synime të mëdha, por të japim maksimumin dhe të përfaqësojmë denjësisht shtetin tonë në Portugali”, përfundoi Ibrahim Karabeg, në deklaratën e tij dhënë për faqen zyrtare të FBK-së sot.

Dueli i parë i Kosovës U20 do të jetë ndaj estonezëve, që luhet të premten me fillim prej orës 17:00. 

Kosova U20 bën pjesë në Grupin C të Evropianit dhe kundërshtarë në grup ka Suedinë, Holandën, Gjeorgjinë, Estoninë dhe Armeninë. Vetëm dy të parët nga grupi kalojnë tutje, në rrugë për çerekfinale. Të tjerët, luftojnë për të përcaktuar pozitat përfundimtare në renditjen e evropianit.



Lista e Kosovës U20:

1. Andi Vrapçani

2. Arbër Sinani

3. Ardit Pepaj

4. Atik Koshi

5. Dardan Kapiti

6. Erhan Sholla

7. Gazzali Makasqi

8. Leon Neziri

9. Rilind Krasniqi

10. Meriton Ismajli

11. Rron Ukaj

12. Ylli Gashi
Stafi:

Selektor: Ibrahim Karabeg;
Trajnerë: Lorik Kllokoqi & Egzon Uka;
Fizio: Albion Ramadani.

KOSOVA U18

Faza grupore, përfundon pa fitore

FBK Liga e Femrave/Përfaqësuesja

Faza grupore, përfundon pa fitore

10/07/19 @ 22:37

NICO LAPROVITTOLA

Reali merr MVP-në e ligës spanjolle

Euroleague/Transfere

Reali merr MVP-në e ligës spanjolle

10/07/19 @ 13:42

KOSOVA U18

Humbje minimale, e katërta me radhë

FBK Liga e Femrave/Përfaqësuesja

Humbje minimale, e katërta me radhë

10/07/19 @ 11:43

GOLDEN STATE WARRIORS

Warriors largon Shaun Livingstonin

NBA/Transfere

Warriors largon Shaun Livingstonin

10/07/19 @ 10:34

FTESAT E SPANJËS

Me 4 lojtarë nga NBA, Spanja publikon listën preliminare për Botëror

International/Kina 2019

Me 4 lojtarë nga NBA, Spanja publikon listën preliminare për Botëror

09/07/19 @ 12:21

FROM JAZZ TO SUN

Ricky Rubio me ekip të ri

NBA/Transfere

Ricky Rubio me ekip të ri

09/07/19 @ 11:19

PËRFORCIMI I EKIPIT RUS

Bertans lë Milanon për Khimkin

Euroleague/Transfere

Bertans lë Milanon për Khimkin

08/07/19 @ 15:47

ANADOLU EFES

Kampioni turk përforcohet me lojtarin e CSKA-së

Euroleague/Transfere

Kampioni turk përforcohet me lojtarin e CSKA-së

08/07/19 @ 15:31

ATHINË

Olympiacos përforcohet me Rubitin

Euroleague/Transfere

Olympiacos përforcohet me Rubitin

08/07/19 @ 15:11

SEZONI 2019/20

Ekipe nga 5 shtete të interesuara për BIBL 2019/20

FBK Superliga/Balkan League

Ekipe nga 5 shtete të interesuara për BIBL 2019/20

08/07/19 @ 13:40

NJOFTIMI I VUSHTRRIASVE: KËRKOJNË SUPERLIGËN!

KB Vushtrria synon Superligën!

FBK Liga e Parë

KB Vushtrria synon Superligën!

18/07/23 @ 12:20

3 PËRFORCIME

Bora shton përvojë dhe rini në ekip!

FBK Liga e Parë/Transfere

Bora shton përvojë dhe rini në ekip!

05/07/23 @ 22:19

VRESHTARËT DALIN ME REAGIM

KB Rahoveci reagon ndaj lojtarëve, tregon dëshmitë për paga

FBK Liga e Parë/Transfere

KB Rahoveci reagon ndaj lojtarëve, tregon dëshmitë për paga

02/07/23 @ 21:45

KB RAHOVECI NUK I KA PAGUAR DISA LOJTARË!

Bordi i KB Rahovecit dorëhiqet, lojtarët ankohen për paga!

FBK Liga e Parë/International

Bordi i KB Rahovecit dorëhiqet, lojtarët ankohen për paga!

02/07/23 @ 20:00

NIS KONSOLIDIMI I EKIPIT PËR 2023/24

KB Bora nis kompletimin e ekipit për stinorin e radhës

FBK Liga e Parë/Transfere

KB Bora nis kompletimin e ekipit për stinorin e radhës

29/06/23 @ 13:42

PRIZRENI SIGURON SUPERLIGËN 23/24

Prizreni me 2-0 fiton PlayOutin dhe siguron Superligën 23/24

FBK Superliga/FBK Liga e Parë

Prizreni me 2-0 fiton PlayOutin dhe siguron Superligën 23/24

09/04/23 @ 00:22

TRIUMF I MADH, QË POTHUAJ SIGURON SUPERLIGËN

Pa asnjë ndërrim! Prizreni merr epërsinë 1-0 në PlayOut

FBK Superliga/FBK Liga e Parë

Pa asnjë ndërrim! Prizreni merr epërsinë 1-0 në PlayOut

05/04/23 @ 21:57

PARA ÇEREKUT TË FUNDIT

Prizreni thellon epërsinë, pranë fitores

FBK Superliga/FBK Liga e Parë

Prizreni thellon epërsinë, pranë fitores

05/04/23 @ 21:39

MBYLLET PJESA E PARË

Prizreni mbyll pjesën e parë në epërsi

FBK Superliga/FBK Liga e Parë

Prizreni mbyll pjesën e parë në epërsi

05/04/23 @ 21:25

PAS 10 MINUTASH LOJË

Bora në epërsi

FBK Superliga/FBK Liga e Parë

Bora në epërsi

05/04/23 @ 20:47


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë