FTESAT E SPANJËS
Me 4 lojtarë nga NBA, Spanja publikon listën preliminare për Botëror
9 July, 2019 @12:21
Kampionati Botëror i basketbollit që këtë verë do të mbahet në Kinë, tashmë po fillon të afrohet, ndërsa ekipet pjesëmarrëse po fillojnë të publikojnë listat e lojtarëve të ftuar.
Kampionia e Botës në vitin 2006, Spanja, sot ka shpallur listën e 16 lojtarëve të ftuar për Botëror, ndërsa në ekip janë edhe 4 yjet e tyre që vinë nga ekipet e NBA-së, si Marc Gasol, Ricky Rubio, Willy Hernangomez dhe Juancho Hernangomez.
Selektori i Spanjës, Sergio Scariolo në ekip ka ftuar: Pablo Aguilar, Javier Beirán, Víctor Claver, Quino Colom, Ilimane Diop, Jaime Fernández, Rudy Fernández, Marc Gasol, Juancho Hernangómez, Willy Hernangómez, Sergio Llull, Xavi Rabaseda, Pau Ribas, Ricky Rubio, Pierre Oriola dhe Joan Sastre.
Vlen të theksohet se nuk janë ftuar lojtarë si Serge Ibaka dhe Nikola Mirotic, ku për të parin Scariolo ka thënë se nuk është në formë të duhur fizike, ndërsa për të dytin nuk ka dhënë shpjegim. Kurse mungesa e Sergio Rodriguezit është thënë të jetë për arsye personale!
Botërori Kina 2019 nis më 31 gusht dhe përfundon më 15 shtator.