GAME 6: MAVS - CLIPPERS
Kawhi me 45p, ndeshja e 7 vendos gjysmëfinalistin e fundit
5 June, 2021 @10:33
Me fitoren e skuadrës Los Angeles Clippers ndaj Dallas Mavericks, është barazuar seria në 3-3 dhe fituesi do të caktohet në ndeshjen e shtatë.
Clippers e mposhti kundërshtarin me rezultat 97-104.
Kawhi Leonard shkëlqeu me 45 pikë e 6 kërcime te Clippers, derisa u ndihmua edhe nga Reggie Jackson me 25 pikë dhe Paul George me 20 pikë, 13 kërcime e 6 asistime.
Këta ishin të vetmit te LAC me pikë dyshifrore.
Te Dallasi Luka Doncic ishte më i miri me 29 pikë, 11 asistime e 8 këcime.
Kjo seri është e vetmja që do të luhet 7 ndeshje, derisa gjysmëfinalisti i fundit do të caktohet më 6 qershor nga ora 21:30.
Fituesi i serisë do të përballet me Utah Jazz në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore.