Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMET E KD-së

KD dënon Prishtinën dhe Ballkanin pas incidenteve në derbi

Foto: FCPrishtina/fb

KD dënon Prishtinën dhe Ballkanin pas incidenteve në derbi


9 September, 2022 @19:14

Komisioni Disiplinor i Superligës, ka shpallë sot Vendimet, pas incidenteve në derbin Prishtina-Ballkani, që i takoi mysafirëve.

Komisioni i Garave kishte inicuar procedurën pas rishikimit të ndeshjes dhe përleshjes mes tifozëve, ndërsa Vendimet e KD-së janë bërë të ditura sot, ku ndër të tjera Prishtinës i është suspenduar zhvillimi i ndeshjeve në Prishtinë për dy duele të radhës si vendas, e Ballkanit i është shqiptuar gjobë për dëmtime të gjësendeve në pjesën e tribunës ku kanë qëndruar tifozët e tyre.

Mëposhtë, Vendimet e KD-së, pa ndërhyrje:

PRISHTINA:

Lëshim në organizimin e ndeshjes. 15 minuta para fillimit të ndeshjes tifozët vendas ”Plisat”, kalojnë rrethojat e tribunës jugore dhe përmes shtegut të atletikës, pa i penguar askush, vërsulen në anën veriore, në tribuna ku ishin tifozët mysafirë ”Xhebrailat”, i sulmojnë fizikisht dhe si rezultat i kësaj përleshje tre (3) simpatizues të ekipit mysafir marrin lëndime trupore, njeri nga të cilët dyshohet të jetë lënduar nga mjeti i mprehtë (thikë). Tifo grupi ”Plisat”, në minutën e 8, ofendon në kor ekipin dhe tifozët mysafir, ndërkaq në minutat 13, 14 dhe 33 të njëjtit kanë ndezur mjete piroteknike tymuese dhe shurdhuese të fuqishme, me ç`rast kanë dëmtuar barin sintetik. Në minutën e 15, një tifoz ka kaluar rrethojën dhe nga ana lindore përmes fushës së lojës ka kaluar në tribunën përendimore të stadiumit. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes Prishtina-Ballkani dhe xhirimeve televizive.

I. Bazuar në nenin 53 paragrafi 1 pika D i Rregullores disiplinore FC “Prishtina”, dënohet me dy ndeshje zyrtare të radhës jashtë fushës së vetë pa shikues. (Jashtë qytetit të Prishtinës).

II. FC “Prishtina”: Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 paragrafi 2 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1200 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhët i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

III. Obligohet FC “Prishtina”, që dëmin e shkaktuar nga tifo grupi “ Plisat” , në stadiumin “ Fadil Vokrri” ta paguajë në afat prej 15 ditëve kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. Shuma e dëmit të shkaktuar përcaktohet me vendim të organit kompetent.

BALLKANI:

Tifo grupi ”Xhebrailat”, të vendosur në tribunën veriore kanë demoluar tri (3) ulëse, ndërkaq në tualetin e kësaj tribune kanë dëmtuar katër (4) mbajtëse të letrave, një mbajtëse të dyerve të hekurit dhe është dëmtuar xhami (dritarja). Sipas raporteve te zyrtareve të ndeshjes Prishtina-Ballkani dhe përfaqësuesve zyrtar të ekipeve.

Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 paragrafi 2 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1000 euro. Afati i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

Po ashtu, obligohet FC “Ballkani”, që dëmin e shkaktuar nga tifo grupi “Xhebrailat”, në stadiumin “Fadil Vokrri” ta paguajë në afat prej 15 ditëve kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. Shuma e dëmit të shkaktuar përcaktohet me vendim të organit kompetent.


 
Të gjitha lajmet nga