DISIPLINORJA

KD merr masa edhe ndaj Batatinës për gjuhën e përdorur ndaj gazetares
14 April, 2021 @11:57
Federata e Futbollit të Kosovës, saktësisht Komisioni Disiplinor i saj ka bërë të ditur që ka ngritur procedurë disiplinore ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatina, pas gjuhës së tij të përdorur në emisionin sportiv të KTV-së ndaj gazetares së RTK-së, Qëndresa Krelani.
Në njoftimin e lëshar nga KD në faqen zyrtare të FFK-së thuhet:
“Komisioni po ashtu hapi procedurë disiplinore: -ndaj kryetrajnerit të FC Llapi, Tahir Batatina, ID 0011144M77. Gjate debatit televiziv në emision sportiv të KTV-së të datës 11.04.2021, perdorë gjuhë të pa përshtatshme ndaj gazetares (analistes) së RTK-së, Qendresa Krelani, e që është në kundërshtim me etikën sportive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore. Kërkohet deklaratë shtesë nga trajneri i FC Llapi, Tahir Batatina. Date:16.04.2021 ora 13:00,” — shkruan aty.
Pra Batatina duhet dhënë deklarata plotësuese para se të mirret vendimi final nga FFK për gjuhën e përdorur të trajnerit ndaj gazetares.
Më heret, edhe AGK kishte reaguar ndaj këtij rasti dhe kishte kërkuar nga FFK të ndërmerr masa ndaj trajnerit në fjalë.