Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PSG - BAYERN

S’mjafton një gol, Parisi në gjysmëfinale!

S’mjafton një gol, Parisi në gjysmëfinale!


13 April, 2021 @22:58

Falë numrit më të madh të golave të shënuar në terrenin kundërshtar, Parisi ka arritur ta eliminojë Bayernin nga çerekfinalet e UEFA Champions League.

Ndeshja e sontme mes Parisit dhe Bayernit, dy finalistëve të sezonit të kaluar, përfundoi 0-1 për bavarezët, mirëpo rezultati 2-3 për Parisin në ndeshjen e parë, bën që në gjysmëfinale të kalojë Parisi.

Sikur ndeshja e parë, edhe ndeshja e sontme ishte fantastike për futbolldashësit. Të dyja skuadrat patën plot raste për shënim dhe luajtën lojë të hapur, ndonëse u shënua vetëm një gol.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Choupo-Moting i Bayernit në minutën e 40’, ndërkohë që sidomos gjatë pjesës së parë, raste më të shumta konkrete për gol pati Parisi.

Vetëm gjatë pjesës së parë, dy herë porta gjermane u shpëtua nga shtylla e dy herë nga Neuer, e rastet vazhduan të shfaqen edhe në të dytën për të dyja skuadrat, por gola më nuk pati dhe Bayerni, kampioni në fuqi i Evropës, u detyrua të pajtohet me eliminim, kurse Parisi evitoi diçka që i ndodhi dy herë, një herë nga Barcelona e një herë nga Manchester United - eliminim pasi e kishte fituar duelin e parë.

Për t’u përmendur është fakti që të dyja skuadrat sonte luajtën me shumë mungesa në formacion, por mund të thuhet që më të theksuara ishin mungesat e bavarezëve.

Në gjysmëfinale Parisi e pret fituesin nga dueli Manchester City - Dortmund, ku City ka epërsi 2-1 pas ndeshjes së parë në Angli. Kundërshtarin e gjysmëfinales Parisi e kupton nesër mbrëma.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League