Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA MBLEDHJA E KE-së

KE kërkon licensimin e FFK-së dhe klubeve!

KE kërkon licensimin e FFK-së dhe klubeve!


3 April, 2023 @17:21

Në mungesë të kryetarit Agim Ademi, që është në arrest shtëpiak, mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) e ka mbajtur nënkryetari i FFK-së, Bakir Burri. Ndërsa aty është kërkuar që Ministria e Sportit të licensojë FFK-në pasi që ata kanë plotësuar të gjitha kërkesat.

Në një njoftim të lëshuar pas mbledhjes, thuhet që mbi 50% e klubeve të futbollit kanë plotësuar kriteret, ndërsa ka shprehur gatishmërinë ndaj klubeve që t’ua kompletojë dokumentacionin nëse është e nevojshme.

NJOFTIMI I KE të FFK-së

KE i FFK-së sot mbajti mbledhjen e vet të radhës nën drejtimin e nënkryetarit Bakir Burri. Në këtë mbledhje KE diskutoi për çështjen e licencimit të FFK-së dhe konstatoi se Federata qysh më 09.02.2023 i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe kriteret e kërkuara nga Komisioni i MKRS-së, e po ashtu edhe FIFA zyrtarisht e ka informuar Komisionin e MKRS-në, me kërkesë të tyre të fundit, se statuti i FFK-së është në plotni në përputhje me statutin e FIFA-s dhe nuk ka asnjë çështje të hapur të FFK-së pranë FIFA-s.

Po ashtu, KE u informua se edhe anëtarët e FFK-së/klubet, pjesa dërrmuese e tyre, mbi 50%, i kanë plotësuar kriteret e kërkuara për licencim dhe i kanë dërguar të gjitha dokumentet tyre me datë 28.02.2023, si dhe të tjera klube vazhdojnë t’i dërgojnë dokumentet në vazhdimësi.

Prandaj, KE pret që Komisioni i MKRS-së të bëjë sa më parë licencimin e FFK-së dhe të klubeve sepse kjo zvarritje po reflekton në punën e përditshme të tyre dhe po ua pamundëson realizimin e të hyrave nga Ligji i Sponsorizimit. KE konkludoi se Komisioni i MKRS-së nuk ka asnjë arsye thelbësore që të mos e licencojë FFK-në, andaj edhe pret reflektim urgjent nga Komisioni i licencimit, në mënyrë që klubet të mos dëmtohen nga ky proces.

Gjithashtu në këtë mbledhje u theksua edhe njëherë gatishmëria e FFK-së që t’i ndihmojë të gjitha klubet në kompletimin e dokumentacionit të kërkuar nga Komisioni i MKRS-së dhe/ose t’i adresojë këto çështje pranë UEFA-s dhe organeve gjyqësore nëse është e nevojshme.


 
Të gjitha lajmet nga