Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ELEKTRICISTËR RUAJNË KREUN, STULLQAKU SHKËLQEN

KEK dominon Australinë, ruan lidershipin

Foto: FCKEK/ fb

KEK dominon Australinë, ruan lidershipin


8 April, 2023 @16:37

Skuadra e KEK-ut që po drejtohet nga trajneri kontravers Faruk Statovci, ka shënuar fitore në duelin e xhiros XXII të Ligës së Dytë të Kosovës për të mbajtur kreun e renditjes dhe për të vazhduar synimin primar të elektricistëve, Ligën e Parë!

KEK mposhti Australinë 5-0 në Agron Rama, ndërsa për fituesin e ndeshjes nuk pati dilema që nga fillimi i saj, kur vendasit nisën me gola, për të mbyllë pjesën e parë me 3-0. Pas minutës së 80 të ndeshjes, në skenë doli edhe mesfushori kreativ i skuadrës Torvioll Stullqaku për të mbyllur duelin me përfundimtaren, KEK - Australia 5-0 [Besart Dushi 23’, Qëndrim Sejdiu 37’, Rion Rushiti 39’, Torvioll Stullqaku 80’, 84’].

TABELA AKTUALE

Me fitore, KEK-u tash ka 58 pikë pas 22 ndeshjesh dhe është i pari në renditje, ndërsa Australia e nënta, ka 29 pikë dhe nuk do të lëviz nga aty këtë xhiro pa marrë parasysh rezultatet tjera.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e Dytë