Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KEK-u LIDER

KEK kryen vjeshtën si lider i Ligës së Dytë

Foto: KEK/fb

KEK kryen vjeshtën si lider i Ligës së Dytë


23 November, 2022 @11:46

Skuadra e KEK-ut nga Obiliqi duke fituar ndeshjen e fundit kampionale ndaj FC Prizrenit ka mbyllur pjesën vjeshtore të stniorit në Ligën e Dytë si lider.

Elektricistët kanë qenë më të mirë sesa ekipet tjera që po pretendojnë Ligën e Parë të Kosovës, ku pas 15 ndeshjeve të zhvilluara kanë humbur vetëm një herë dhe kanë regjistruar vetëm një barazim, derisa kanë fituar 13 ndeshje.

Ata kanë tubuar 40 pikë për 15 xhirot e para të stinorit dhe tashmë do të pushojnë të qetë në dimër, si kampionë vjeshtor, para se të bëjnë përgatitjet për pjesën pranverore të stinorit, ku do të kërkojnë rikthimin në Ligën e Parë të Kosovës.

TABELA DHE REZULTATE E LIGËS SË DYTË

Pos KEK-ut, nëse shikohet gjendja e tabelës përfundimtare e stinorit vjeshtor 2022/23 në Ligë të Dytë, si kandidatë të mundshëm për Ligë të Parë në sezonin e ardhshëm shihen edhe Dinamo (Ferizaj), Shkëndija (Hajvali), Kosova VR (Prishtinë) dhe Prizreni.

E gjatë pranverës, Gjakova, Vitia e Besa duken skuadrat më të rrezikuara në luftë për mbijetesë në Ligën e Dytë, ashtu që të mos bien në ligat e tyre përkatëse rajonale.

Informojmë, nga Liga e Dytë e Kosovës dy skuadra ngjiten në Ligë të Parë përkatëse. Ndërsa dy bien në liga rajonale përkatëse.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e Dytë