ALBERT BUNJAKU
Kemi bërë punë të madhe
3 May, 2016 @13:49
Njëri prej personave që është gëzuar më së shumti lajmit për anëtarësim në UEFA është edhe përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku.
Bunjaku, në një intervistë për emisionin sportiv në KTV, shprehu emocionet e tij në lidhje me pranimin në UEFA.
“Federata sot ka bërë punë shumë të madhe. Është kënaqësi e madhe me shumë emocione. Jemi në një periudhë shumë të mirë, shumë të favorshme, por edhe shumë të ndijshme, pasi jemi në prag të Kampionatit Europian,” tha Bunjaku.
Ai ndër tjerash foli edhe për mundësinë e luajtjes në kualifikimet për Kampionatin Botëror.
“Kemi pasur informata dhe kemi marrë konfirmime që nëse pranohemi në UEFA dhe FIFA, do të luajmë edhe në kualifikimet për Kampionatin Botëror. Ne prej kohësh kemi filluar të mendojmë për ndeshjet që do t’i luajmë në grup me Finlandën, Kroacinë, Ukrainën… dhe për këtë kemi shikuar edhe hotelet se ku do të qëndrojmë,” tha Bunjaku.