PAS NDESHJES
Kënaqësia e përgjysmuar
12 October, 2014 @12:06
Në deklaratën e tij pas ndeshjes, trajneri i kombëtares Gianni De Biasi, është shprehur të jetë gjysmë i kënaqur me të arriturën ndaj danezëve.
“Rezultati i fituar është pozitiv. Ndaj Portugalisë e Danimarkës kemi arritur 4 pikë. Në fillim kishim gjithcka për të fituar, e në fund rrezikuam gjithcka. Jam përgjysmë i kënaqur. Lodhja ndikoi në rënien e lojës dhe rezultatin përfundimtar,” është shprehur italiani 56 vjec.
Shqipëria barazoi me Danimarkën mbrëmë 1-1.