11-SHJA ANTIDANIMARKË
Formacioni i mundshëm
11 October, 2014 @12:40
Shqipëria sot hyn në Elbasan Arena me qëllim - fitoren. Gati të gjitha mediat shqiptare, thuajse njëzëri, parashikojnë një renditje 4-5-1 të kuqezinjëve.
Kështu, renditja pritjet t’ia nis me Etrit Berishën në portë, derisa mbrojtja në qendër me Lorik Canën dhe Mërgim Mavrajn, e krahë Elseid Hysajn e Ansi Agollin.
Mesfusha e ngjeshur që mund të shndërrohet nga 5 në 3 në rast të sulmit përbën: Andi Lilën, Amir Abrashin, Burim Kukelin, Taulant Xhakën dhe Valdet Ramën.
E sulmuesi i vetëm klasik i kuqezinjëve është ai që na dha fitoren e madhe në Aveiro të Portugalisë me supergolin - Bekim Balaj.