PARA NDESHJES
Danimarka favorite, gjyqtar Kassai
10 October, 2014 @10:07
Hungarezi Viktor Kassai do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Shqipëri-Danimarkë që zhvillohet nesër mbrëma në Elbasan.
Kassai 39 vjeçar, është njëri ndër gjyqtarët më të respektuar të UEFA-së dhe me përvojë të madhe, derisa ky mund të jetë gjyqtari edhe më i rëndësishëm që ndonjëherë UEFA ka caktuar që të drejtojë ndeshjet e Shqipërisë.
Kassai ka referuar në “Afrika e Jugut 2010” si dhe një finale të Ligës së Kampionëve.
Zyrtarët e ndeshjes:
Refer: Viktor Kassai (HUN); | Ndihmës referët: György Ring (HUN), Vencel Tóth (HUN); |
Ndihmësit shtesë: Tamás Bognar (HUN), Mihaly Fabian (HUN); | Zyrtar i katërt: Robert Kispal (HUN); |
Delegati i UEFA-së: Martin Sturkenboom (HOL); | Vëzhguesi i UEFA-së: Kyros Georgiou (QIP); |
Koefiecientet e bastoreve:
1 | Shqipëria fiton - 3.60 koef. | Barazimi - 3.30 koef. | Danimarka fiton - 2.25 koef. |