LEGJIONARËT
Humbja e dytë me radhë për Zvicrën
10 October, 2014 @0:04
Pas disfatës nga Anglia në xhiron e parë të kualifikimeve, Zvicra është mposhtur edhe në ndeshjen e dytë me radhë.
Sllovenia ka arritur të fitojë pas një penalltie të realizuar nga Milivoje Novakovic me përvojë, 10 minuta para fundit të takimit, për të marrë tre pikë të mëdha ndaj Zvicrës favorite sonte.
Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Valon Behrami nisën ndeshjen për helvetët dhe luajtën për 90 minuta në Mariborin e freskët sonte, derisa Admir Mehmedi dhe Pajtim Kasami, përkundër se u inkuadruan vonë në pjesë të dytë - nuk arritën të bëjnë asgjë më shumë sa i përket rezultatit përfundimtar të takimit.
Derisa Sllovenia e Srecko Katanecit regjistroi tre pikët e para në Grupin E kualifikues për EURO 2016, Zvicra e udhëhequr nga boshnjaku Vladimir Petkovic, mbetet pa pikë ende.
TABELAT AKTUALE TË KUALIFIKIMEVE PËR EURO 2016
SI SAN MARINO:
Vetëm Zvicra dhe San Marino ende nuk kanë fituar asnjë pikë në Grupin E kualifikues për EURO 2016! |