NESËR
Stërvitja e fundit para Danimarkës
9 October, 2014 @20:34
Selektori italian i kuqezinjëve, Gianni De Biasi, ka planifikuar për nesër pasdite stërvitjen e fundit të përfaqësueses kuqezi para takimit me Danimarkën.
Ndeshja e cila pritet me shumë interesim nga të gjithë futbolldashësit shqiptar, luhet të shtunën në stadiumin Elbasan Arena në Elbasan, ku Shqipëria për herë të parë do të luaj një ndeshje zyrtare kualifikuese.
Stërvitja e nesërme e kuqezinjëve do të mbahet pasdite nga ora 17:30 në fushën e resortit Tropikal në Durrës, para nisjes që do të bëhet për në Elbasan.
Shqipëria-Danimarka takohen të shtunën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin që pritet të jetë i mbushur deri në ulësen e fundit, të kapacitetit prej 12 mijë e 800 sosh.