MITROVICË
Barazim në Adem Jashari
9 October, 2014 @17:09
Sot u zhvillua edhe ndeshja e fundit e xhiros së nëntë të Superligës, ku në stadiumin Adem Jashari të Mitrovicës u përballën skuadrat e Trepçës dhe Llamkos Kosovës.
Ndeshja e cila u luajt pa shikues për shkak të dënimit të Trepçës, përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Të parët në epërsi kaluan mitrvicasit, duke shënuar me anë të Mërgim Pefqelit, i cili në minutën 14’ të ndeshjes realizoi një gol të bukur, që ishte goli i tij i dytë në këtë stinor, kurse rezultati u barazua në minutën e 61’ me golin e Bajram Zuqakut.
Me këtë barazim Trepça e ka rritur në gjashtë ndeshje serinë pa fitore, kurse kampionët aktual nga Vushtrria gjendet në pozitë pak më të lakmueshme se xehetarët duke u renditur në pozitë e gjashtë me gjithsej 13 pikë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.