QENDËRMBROJTËSIT
Mungesa të mëdha te Danimarka!
9 October, 2014 @15:07
Strategu danez, Morten Olsen, është detyruar t’i lë jashtë aeroplanit për Shqipëri dyshen e qendërmbrojtësve me përvojë të ekipit të tij.
Ish futbollisti i Liverpoolit, Daniel Agger dhe Simon Kjaer, nuk kanë marrë biletë për Shqipëri, njoftojnë mediat daneze sot.
Të dy vuajnë nga lëndime të ndryshme dhe Olsen në vend të tyre ka thirr futbollistë të rinj. Jores Okoren 22 vjeç nga Aston Villa dhe Mathias Jorgensen 24 vjeç nga Kobenhavn.
Se a është kjo një dredhi mediale e përfaqësueses daneze për të fshehur forcën e qendrës së mbrojtjes së tyre, apo njoftimi është i vërtetë do të shihet të shtunën në fushë.